Afati i ri për rivlerësimin e pronave 1 janar-30 shtator 2026, Ministria e Financave: Tatimi do jetë 5%

Trending

Afati i ri për rivlerësimin e pronave 1 janar-30 shtator 2026,

Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët shqiptare dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

Kjo eshte data e propozuar nga Ministria e Financave dhe e hedhur për konsultim publik.

Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 15% që është aktualisht dhe 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022.

“Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale”.

Nisma e re, e cila vjen në një periudhë kur çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm, synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

“Projektligji parashikon të drejtën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndërsa buxheti i shtetit përfitoi 14 miliardë lekë.

Gjithashtu, ministria ka publikuar edhe çmimet e reja të referencës për çdo qark të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion