Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes nga “Shqipëria Bëhet”

Politikë

Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma- Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Xhuveli është vajza e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare.

Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”. 26-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë koalicionin, “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Në këtë skenar, mandati do t’i kalonte Adriatik Lapajt si kandidati më i votuar.

Por situata u tensionua kur Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, paraqiti kërkesë për të marrë mandatin. Sipas Shabanit dhe Kordhonit, kjo kërkesë bazohej në një deklaratë të mëhershme të Lapajt, i cili, sipas tyre, kishte premtuar se do të hiqte dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.

Në bazë të marrëveshjes për “djegien” e kandidatëve të listës së mbyllur, Xhuveli ishte vendosur në vendin e katërt për të lehtësuar kalimin e mandatit tek lista e hapur. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve të ngritura nga pala tjetër, Adriatik Lapaj aktivizoi emrin e Xhuvelit, duke e parë atë si mundësi për të mos lejuar që mandati i vetëm i këtij koalicioni të kalonte te “Nisma Thurje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion