Frika për sulm ndaj Kryeministrisë, zbarkojnë pranë godinës forcat RENEA

Aktualitet

Frika për sulm ndaj Kryeministrisë, zbarkojnë pranë

Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar sërish në zonën pranë Kryeministrisë, ndërsa një grup protestuesish po marshon drejt godinës. 

Ndërkaq të tjerë janë larguar nga aty duke shkuar nga Rruga e Durrësit. Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të Policisë.

Prania e forcave speciale vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ishte planifikuar një sulm ndaj Kryeministrisë me një dron të pajisur me lëndë eksplozive, para dy ditësh, kur u pa për herë të parë reparti elitë i vendit në godinën kryesore të institucioneve qeveritare.

Policia po vijon të mbajë nën kontroll situatën në zonën e institucioneve qendrore, ndërsa prania e forcave speciale dhe mjeteve të ndërhyrjes është shtuar në bulevard, në kushtet e tensioneve të krijuara gjatë protestës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion