Tirana në kaos prej 1 jave nga REVOLTAT studentore/ Ish-presidenti Bamir Topi: Përgjegjësi kryesor është vetëm Edi Rama!

Politikë

Tirana në kaos prej 1 jave nga REVOLTAT studentore/ Ish-presidenti Bamir

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ka komentuar situatën kaotike që po kalon Shqipëria. Topi tha se nëse sot ndodhemi në këtë pikë, përgjegjësia ka vetëm një emër: Edi Rama.

Rakipi: Ju keni kaluar disa kriza, jeni njohës mjaft i mirë i situatave dhe krizave, ku keni qenë edhe protagonist, herë si kryetar shteti, herë si zyrtar i lartë i PD-së. Pse kemi luftë në rrugët e Tiranës?

Topi: Përgjigjja është ajo që ne e kemi trajtuar në mënyrë të shpeshtë. Ajo që ndodh në rrugët e Tiranës është epilogu i një ndryshimi dramatik që ka ndodhur ndër vite në raportin shtet-pushtet. Do të ishte një përgjigje lakonike, por e pakuptueshme.

Ju cituat faktin që unë kam qenë dëshmitar i një rrugëtimi të gjatë, qoftë si politikan, qoftë si qytetar i Tiranës, por edhe si president. Ajo që ndodhi në vitin 2008 ndryshoi për keq strukturën e shtetit. Pas kaq vitesh, shohim epilogun e një pushteti që ka nën kontroll totalisht shtetin.

Duke ardhur në studio, u azhornova me lajmet e fundit. Pra, policia ka depërtuar deri në lagjet periferike të Tiranës. Unë, qoftë në cilësinë e një qytetari të vjetër të Tiranës, qoftë në cilësinë e intelektualit, politikanit dhe ish-kryetarit të shtetit, po i drejtohem kryeministrit: “Zoti kryeministër, nëse Shqipëria ka ardhur në këtë pikë, ju jeni përgjegjësi kryesor.

E drejtoj gishtin pa hezitim, pasi vit pas viti, kur ai mori pushtetin, erdhi duke e rritur pushtetin e tij dhe sot kemi një kryeministër që dominon gjithçka. Unë jam një nga njerëzit që e kam dashur dhe e dua shtetin. Dënoj dhunën, por historia ka një origjinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion