“Për kokë të fëmijëve me mua ndahesh keq”/ Polici refuzon urdhrat e eprorit dhe përplaset me të: Mos më bëj si gjeneral

Aktualitet

“Për kokë të fëmijëve me mua ndahesh keq”/

Në protestën e sotme është shënuar edhe një incident.

Dy policë janë përplasur me njëri-tjetrin verbalisht në mënyrë të ashpër.

Efektivi që duket të jetë epror i drejtohet policit: “Mirë ik shoqëroji dhe nëpër shtëpi. Ne po punojmë këtu vëllai”.

Polici, që duket se refuzon urdhrat i kthehet “O vëllai mos më fol mua herë tjetër ashtu se fole gabim. Më fole shumë keq. Më erdhi gjynah”.

Përgjigja e eprorit ishte e ashpër “Të erdhi gjynah ty, ik e shoqëroji nëpër shtëpi”.

Por efektivi ia ktheu sërish “Mos na bëj gjeneral brigade, po ik andej”.

Debati mes efektivëve zhvillohet me tone tepër të larta dhe dëgjohet dhe nga qytetarët që ishin të pranishëm në ato momente./Ballkan 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion