Tërmet pranë Etna-s në Itali, lëkundjet ndihen në zonën e Katanias, ja sa ishte magnituda

Bota

Tërmet pranë Etna-s në Itali, lëkundjet ndihen në
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar të mërkurën në mëngjes, në orën 08:49, në zonën e Katanias, në këmbët e vullkanit Etna, në Sicili të Italisë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 7 kilometra në perëndim të komunës së Milo-s.

Lëkundjet sizmike janë ndier në disa bashki të pjesës lindore të Etna-s, si dhe përgjatë zonës bregdetare të Jonit, në provincën e Katanias.

Deri në momentin e raportimit, nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa të dhënat mbi pasojat e mundshme të lëkundjeve mund të përditësohen në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion