Protesta në Danimarkë, policia shpërndan turmën duke i goditur me shkopa gome, në ndihmë edhe qentë pastor

Prej disa ditësh, e gjithë Europa është duke u përballur me një valë të jashtëzakonshme protestash, që në shumë raste janë të dhunshme, dhe kanë kulmuar me djegien e godinave në qendra qytetesh.
Protestat kanë përfshirë së fundi edhe Danimarkën, ku siç shihet në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Policia ka përdorur forcën për shpërndarjen e protestuesve.
Në pamje shihet, se efektivët e policisë përveç gazit dhe shkopave të gomës, përdorin dhe qentë pastorë për shpërndarjen e turmës. Në mesin e personave që kanë mbetur të lënduar pas ndërhyrjes policore është dhe një gazetar.
dekaravias: 17.10.26, Copenhagen Intense moments between police and demonstrators at the end of the demonstration. As police detain a demonstrator, others gather around and demand their release. Tensions rise and police respond with force. In the video, a journalist is struck https://t.co/y8UyqVUhvy
— Johann Spischak (@SDGMasterglass) October 20, 2026
Protestat në Danimarkë, janë zhvilluar nga grupe pro dhe kundër emigrimit. Protesta kryesore u organizua nga lëvizja “Det Danske Folk”, e cila kërkon zbatimin e një politike që e cilëson si “remigrim të drejtë dhe realist”. Organizatorët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj asaj që e quajnë islamizim, zbatimit të Sheriatit dhe kontrollit shoqëror.
Në të njëjtën ditë, organizata kundër racizmit dhe diskriminimit organizuan një kundërprotestë me sloganin “Jo remigrimit”, duke kundërshtuar atë që e konsiderojnë si politikë diskriminuese ndaj emigrantëve dhe komuniteteve myslimane.
Demonstruesit marshuan nga sheshi Kongens Nytorv drejt sheshit të Pallatit Christiansborg, ndërsa policia u angazhua për të mbajtur të ndara palët kundërshtare.
Sipas raportimit të agjencisë daneze Ritzau, tetë persona u arrestuan në lidhje me demonstratat. Tre arrestime u kryen përpara nisjes së tubimit, ndërsa pesë të tjera ndodhën rreth orës 17:00, kur protesta po shpërndahej.
Zëvendësinspektori i policisë së Kopenhagës, Jakob Hansen, deklaroi se pas përfundimit të demonstratës, grupe të vogla nisën të mbulonin fytyrat dhe të përfshiheshin në konfrontime me persona të tjerë. Sipas tij, ndërhyrja e policisë synonte parandalimin e përshkallëzimit dhe gjatë përplasjes efektivët nxorën shkopinjtë e gomës.
Demonstratat e 17 tetorit pasuan tubime të mëparshme për të njëjtën çështje, duke nxjerrë në pah ndarjet në shoqërinë daneze rreth emigracionit, identitetit kombëtar dhe të drejtave të pakicave,


