Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës, shpërndahen studentët
Lajmifundit
/
15 October 2026, 10:34
Aktualitet

Kanë nisur përplasjet këtë të mërkurë mes protestuesve dhe policisë te Ministria e Arsimit.Policia ka hedhur spraj me piper ndaj nxënësve dhe të rinjve si dhe gaz lotsjellës. Sakaq, kanë filluar dhe shoqërimet me dhunë.
Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa Policia është kundërpërgjigjur për të kontrolluar situatën. Tensionet vijnë në ditën e tretë të protestës studentore, ndërsa situata para Parlamentit dhe në zonat përreth mbetet e tensionuar.

