Tensione para Kryeministrisë, protestuesja sulmon kameramanin që po filmonte! Përplasje edhe me gazetarët

Aktualitet

Tensione para Kryeministrisë, protestuesja sulmon kameramanin që po

As gazetarët dhe kameramanët që po ndjekin protestën para Kryeministrisë nuk u kanë shpëtuar sulmeve gjatë ditës së sotme. 

Një protestuese, e njohur për shpërthimet e saj në TikTok, ka sulmuar sot fizikisht dhe verbalisht përfaqësues të medias dhe kameramanë të cilët po filmonin zhvillimet në ditën e tetë të protestës që ka tronditur kryeqytetin shqiptar. 

Momenti është regjistruar në video, ku shihet incidenti i sikletshëm mes protestueses dhe punonjësve të medias që ndodheshin në terren për të pasqyruar protestën.

Pas të sharave, ajo iu vërsulet kameramanëve dhe përpiqet të shkatërrojë njërën prej kamerave. Menjëherë aty mblidhen më shumë njerëz për të shuar tensionet 

Ngjarja shënon një tjetër episod tensioni ku në shënjestër janë punonjës të medias. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion