Protestat në vend/ Begaj pret në takim ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë. Të pranishëm edhe dy ish-presidentët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë dhe dy ish-presidentët e vendit, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani, në një kohë kur protestat e studentëve dhe tensionet në kryeqytet vijojnë.
Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, e Bashkimit Evropian, Moreira de Sousa, e Gjermanisë, Karl Bergner si dhe diplomatë të tjerë.
Takimi i tyre zhvillohet në një moment të tensionuar, ku prej një jave të protestave të studentëve, ka pasur përplasjeve dhe dhunë të regjistruar gjatë ndërhyrjeve të policisë ndaj të rinjve, mes të cilëve edhe të mitur.


