Tensione para kryeministrisë, policia hedh gaz lotjsellës, protestuesit përgjigjen me gurë dhe sende të forta

Aktualitet

Tensione para kryeministrisë, policia hedh gaz lotjsellës,

Pasi kaluan dhe shkatërruan bizneset dhe institucionet në rrugët përreth zonës qendrore të Tiranës, protestuesit kanë nisur të grumbullohen sërish.

Ata janë grumbulluar pranë kryeministrisë, ku edhe ka nisur një përplasje e fortë me policinë.

Policia po hedh vazhdimisht gaz lotsjellës, teksa protestuesit përgjigjen me hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta.

Policia herë pas here nis ofensiva dhe arreston protestues. Përveç gazit lotsjellës, policia hedh edhe lëndë plasëse me qëllim për të hutuar protestuesit.

ME TE LEXUARAT