Mbërrijnë në Itali 12 emigrantët nga Gjadri, qeveria "luftë" gjykatave, ministri i Melonit: Referendum!

Politikë

Mbërrijnë në Itali 12 emigrantët nga Gjadri, qeveria

Anija e patrullës së Rojës Bregdetare që mbante 12 emigrantët nga qendra e pritjes ne Lezhe, ka mbërritur në portin e Barit ne Itali diten e sotme.

Të premten, seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës nuk e ka cilesuar te rregullt dergimin e tyre brenda qendrës ne Gjader te Lezhes.

Anija patrulluese italiane u nis rreth orës 9.30. Pas zbarkimit, emigrantët, 8 Bangladesh dhe 5 Egjiptianë, do të dërgohen në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në kryeqytetin pulian. Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar, ata do të kenë 14 ditë kohë për të apeluar vendiin.

Nga ana tjeter nderhyrja e gjykates ne marreveshjen Rama-Meloni eshte pritur keq nga qeveria italiane.

Nordio: "Një çështje e politikës që nuk ka lidhje me magjistratët"
Duke mbrojtur reagimet e Melonit, ministri i saj i drejtesise tha se “reagimi i politikanëve nuk ishte kundër drejtësisë. 

Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, duke folur para gazetarëve në margjinat e një konference në Palermo, ka shtuar se “nuk mund të jetë drejtësia që e përkufizon një shtet pak a shumë të sigurt, pasi ky është një vendim shumë i lartë politik.

Ai paralajmeroi se qeveria do te të marrë masa legjislative”.

“Nëse gjyqësori i tejkalon kompetencat duke i atribuar prerogativa që nuk mund t’i ketë si ajo e përcaktimit të një shteti të sigurt, duhet të ndërhyjë politika që shpreh vullnetin popullor – nënvizoi ministri – Ne i përgjigjemi popullit, nëse populli nuk pajtohet me marrëveshjen ata vendosin qe ne shkojmë në shtëpi./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion