Ndryshimet e reja në Facebook, ja si do mund të fitoni para

Teknologji

Ndryshimet e reja në Facebook, ja si do mund të fitoni para

Disa ndryshime në aplikacion janë njoftuar nga gjigandi i teknologjisë Facebook. Një shërbim i ri Soundbites, do të vijë në muaj në vijim, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë materiale të shkurtra audio me njëri-tjetrin.

Përdoruesit po ashtu do të kenë mundësi të fitojnë para me shërbimet e reja si më Soundbites dhe me dhomat e drejtpërdrejta të audios. Por kjo nuk është ende e qartë nëse do të jetë në dispozicion për këdo apo e rezervuar vetëm për ata që kanë shumë ndjekës.

Po ashtu bëhet me dije se Facebook gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve të dëgjojnë podcast direkt nga aplikacioni pa qenë nevoja që të shkohet në faqe të tjera në internet.
 

ME TE LEXUARAT