Lediana largohet nga emisioni, reagon për herë të parë Mevlani (Foto)
Lajmifundit
/
10 Maj 2021, 09:12
Teknologji

Mevlan Shaba ka reaguar për herë të parë pasi Lediana njoftoi përmes Instagramit të biznesit se është larguar nga “Përputhen”, ndërkohë që ka mbyllur dhe adresën personale. Konkurrenti më i vjetër në emision, ka publikuar një foto nga Instagram, nga studioja e emisionit, ku shkruan: “Kurrë mos i humb shpresat.”
Kujtojmë se në puntatën e së premtes, Lediana u kap me produksionin dhe Mevlanin, pasi veprimet e saja kundrejt marrëdhënies me këtë të fundit, ishin të dyshimta.

U duk në fund sikur gjërat ishin qetësuar, por në fakt jo. Lediana është larguar.


