Pas 6 muajsh pritje, Kushtetuta i “përgjigjet” kërkesës së Patozit dhe Murrizit

Politikë

Pas 6 muajsh pritje, Kushtetuta i “përgjigjet”

Më datën 9 qershor, Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Bindja Demokratike dhe Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit në lidhje me shpërndarjen e mandateve. Kujtojmë se kërkesa e tyre, dorëzuar 29 dhjetor 2020 lidhet me rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

Dy partitë, në argumentin e tyre, shprehen se antikushtetueshmëria e të ashtuquajtuarit herës në shpërndarjen e mandateve është një element që cenon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në kushtetutë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion