“Jam grek i lindur në Shqipëri”/ U përfol për origjinën e tij, Pirro Dhima i jep fund beqarisë

Showbiz

“Jam grek i lindur në Shqipëri”/ U përfol për

Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dimas dhe Afërdita Skafida janë martuar ditën e shtunë në një ceremoni, ku ishin vetëm familjarët dhe rrethi i ngushtë në kishën e Agios Georgios në Kavouri.

Çifti është duke pritur fëmijët e tyre të parë, ndërkohë që Pirro Dhima ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë. Lajmi për martesën e tyre u bë e ditur nga postimet në rrjetet sociale që bënë miqtë e çiftit.

 

“Jam grek i lindur në Shqipëri”/ U përfol për

“Afërdita më bëri të buzëqesh sërish. Ajo është një person shumë i ngrohtë, shumë i ëmbël, ka shumë dashuri në vete. Nuk është e lehtë të gjesh një burrë që të kupton dhe ti e kupton. Jam i lumtur, më bën të lumtur. Po thosha se nuk mund të gjej dikë që të më kuptojë se si ndihem. Nuk është aspak e lehtë të gjesh njeriun tënd”, ka theksuar në një intervistë të fundit Pirro Dhima.

Pirro Dhima është ish-peshëngritësi i cili ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij. Në një intervistë të mëhershme shkaktoi reagime të shumta nga të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.

“Jam grek i lindur në Shqipëri”/ U përfol për

Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.

“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai“, sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijoi më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.

“Jam grek i lindur në Shqipëri”/ U përfol për

“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion