Hidhini një sy! WhatsApp-i po sjell ndryshimin e shumëpritur

Teknologji

Hidhini një sy! WhatsApp-i po sjell ndryshimin e shumëpritur

 WhatsApp po zhvillon një funksion të ri që do t’ju lejojë të telefononi njerëzit drejtpërdrejt nga aplikacioni, pa i ruajtur në listën e kontakteve, raporton “WABetaInfo”.

Kjo risi do të jetë e disponueshme për ata që kanë aplikacionin beta për Android, versioni 2.24.9.28.

WhatsAppi nuk ka lejuar t’a telefononi dikë nga aplikacioni nëse numri nuk ka qenë i regjistruar në listën e kontakteve.

Nuk ka ende detaje se kur kjo veçori mund të jetë e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, por zakonisht nuk kalon shumë kohë kur veçoria fillimisht testohet në versionin beta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion