Pse SPAK kontrolloi banesën e blogerit Olti Curri? Burime: Po kryhen hetime për…

Showbiz

Pse SPAK kontrolloi banesën e blogerit Olti Curri? Burime: Po kryhen hetime

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të SPAK-ut, kanë kryer një kontroll në shtëpinë e blogerit Olti Curri në lagjen “Kodra e Diellit”, siç quhet ndryshe lagjja e të pasurve në kryeqytet.

Fillimisht ishte gazetari Arsen Rusta që njoftoi se agjentët kanë sekuestruar disa prova materiale, që mund të ndihmojnë në hetimin për Monika Kryemadhin.

“Është raportuar në media, ne kemi kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka refuzuar të përgjigjet zyrtarisht, duke mos mohuar çfarë qarkullon. Informacioni jo zyrtar është që banesa e personazhit, blegerit, pjesë e botës së spektaklit apo show biz-it Olti Curri, është kontrolluar nga oficerët e BKH, një banesë që ndodhet në kryeqytet te ‘Kodra e Diellit’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Posaçme dyshon se në këtë banesë mund të kishte prova në lidhje me një hetim të nisur ndaj znj. Kryemadhi, një njeri me të cilën Olti Curri ka pasur raporte, aktivitete, pasi ka qenë pjesë e LSI.

Flitet që është sekuestruar një set i provave materiale, ende Prokuroria e Posaçme për shkak të sekretit hetimor, s’e konfirmon. S’është vetëm banesa e Olti Currit.

Nga personazhe të medias, show biz-it, por edhe botës së krimit, ku jo vetëm janë kontrolluar apartamentet, vilat, por edhe janë sekuestruar prova”.

Nga ana tjetër SPAK nuk i është përgjigjur interesit të medias lidhur ne kontrollet e ushtruara te shtëpia e Olti Currit./shqip

ME TE LEXUARAT