Boeing humb sërish në ajër një pjesë avioni

Teknologji

Boeing humb sërish në ajër një pjesë avioni

Humbja e një pjese nga trupi i avionit u vu re vetëm pas zbritjes së avionit në pistë, një zbritje që nuk u shoqërua me probleme, sipas informimeve. Por gjatë fluturimit nga San Franciso për në Oregon, SHBA, avioni Boeing i tipit 737-800 i shoqërisë United Airlines humbi një pjesë mbuluese nga trupi i avionit.

Por mungesa e kësaj pjese u vu re pas zbritjes së sigurtë dhe sipas planit të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar, Medford, tha drejtoresha e aeroportit, Amber Jud.

Më parë "Rogue Valley Times" kishte publikuar foto ku shihej mungesa e një pjese mekanike. Pjesa e humbur ndodhej në pjesën e poshtme të avionit, aty ku bashkohen krahët e fluturimit dhe trupi i avionit, sipas agjencisë së lajmeve, AP. Ky avion ishte prej 25 vjetësh në perdorim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avion Boeing787 Dreamliner i Shoqërisë së fluturimit, Latam Airlines, ku më 12 mars 2024 u krye zbritje pas humbjes së papritur të lartësisë, me lëndime të disa pasagjerëve. Edhe ky rast po hetohet.punë, sipas Boeing.

Gjiganti i prodhimit të avionëve, ndodhet nën presion që nga janari, ku një pjesë e kabinës së tipit 737 Max u shkëput në mes të fluturimit mbi shtetin Oregon. Sipas autoritetit amerikan të fluturimit, NTSB pas hetimeve të para në fragmentin e shkëputur nga trupi i avionit mungonin katër vida përforcuese.

Në avionin Boeing prej 25 vjetësh të përdorur nga United Airlines duhet të luajë një rol më të madh kontrolli teknik dhe konsumimi i materialeve se prodhimi. United Airlines bëri të ditur zbardhjen e defektit. Edhe Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, FAA do të hetojë rastin./DW la/ag

ME TE LEXUARAT