Të shtënat me armë drejt servisit në Kashar/ Arrestohet 30-vjeçari, në banesë iu gjet një ....

Aktualitet

Të shtënat me armë drejt servisit në Kashar/ Arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi pranë mbikalimit të Kasharit, më datë 10 shtator, pranë mbikalimit të Kasharit.

Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të banesës së tij, i gjetën dhe një fenelinë të ngjashme me ato që përdoren nga strukturat e Policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndaluan shtetasin V. T., 30 vjeç.

Ky shtetas  dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjera ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi pranë mbikalimit të Kasharit,  më datë 10.09.2026.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një fenelinë e ngjashme me ato që përdoren nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT