Nisin shoqërimet me forcë të protestuesve pas gazit lotsjellës dhe ujit me presion, policia futet mes turmës

Aktualitet

Nisin shoqërimet me forcë të protestuesve pas gazit

Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përshkallëzuar ndjeshëm në momente kaosi dhe përplasjesh intensive.

Pas ndërhyrjes me sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe goditjes me ujë me presion për të shpërndarë turmën përpara godinës së Kryeministrisë, forcat e policisë dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërmarrë një tjetër operacion në terren.

Kordonët e policisë janë çarë me shpejtësi dhe efektivët janë futur mes turmës së protestuesve, ku kanë nisur shoqërimet e para. Qytetarë dhe të rinj po kapen dhe po tërhiqen nga policia.

Pati përplasje fizike gjatë tentativave të protestuesve për të parandaluar arrestimet e bashkëqytetarëve të tyre, ndërsa tymi i gazit dhe kaosi vijojnë të mbulojnë të gjithë aksin e bulevardit.

Situata mbetet mjaft kritike.

ME TE LEXUARAT