Të rinjtë te Kryeministria rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

Aktualitet

Të rinjtë te Kryeministria rrëzojnë stolat e gurëve
Pas seancës së tensionuar, deputetët janë larguar tashmë nga Kuvendi, duke i hapur rrugë kështu mbajtjes së protestës së dhjetë të studentëve dhe pedagogëve të tyre tashmë.

Pasi u grumbulluan në sheshin tek “Partizani i Panjohur”, protestuesit marshuan përgjatë Rrugës së Elbasanit, ku ndalesa e parë ishte pikërisht hyrja tek Kuvendi i Shqipërisë.

Dhe pasi qëndruan për më shumë se 1 orë aty, protestuesit vendosën të zhvendoseshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me të mbërritur te sheshi para Kryeministrisë, protestuesit i kthyen menjëherë përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili i ftoi të uleshin mbi gurë për të vendosur një “Dialog” mes palëve.

Studentët i rrëzuan këto stola duke mos hequr dorë nga ajo që është dhe kryefjala e protestës së tyre “Dorëheqje e kryeministrit Edi Rama”, pasi për ta tashmë nuk ka mbetur asgjë për t’u biseduar apo negociuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion