Ergys Agasi kërkesë GJKKO-së: Më ktheni mbrapsht kamerën që sekuestruat nga zyra ime

Aktualitet

Ergys Agasi kërkesë GJKKO-së: Më ktheni mbrapsht
Ergys Agasi i është kërkuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur që t'i kthejë sendet e sekuestruara gjatë kontrollit të kryer në zyrën e tij. 

Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës. Pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse kamera do t’i kthehet apo do të vijojë të mbahet e sekuestruar.   Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi. 

Agasi u arrestua më 26 gusht, pasi SPAK e kishte shpallur në kërkim, në kuadër të hetimeve për dosjen "AKSHI". Ndaj Agasit rëndojnë akuzat për përfshirje në korrupsion, konkurrencë të paligjshme dhe lidhje me krimin e organizuar, manipulim tenderash, pengmarrje dhe ushtrim ndikimi të padrejtë mbi proceset e prokurorimit shtetëror. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion