Të rinjtë e Evropës kërkojnë shpresë, politikanët në mungesë të zgjidhjes kanë vendosur të keqtrajtojnë protestuesit!

Protestat studentore në të gjithë Evropën janë një thirrje e dëshpëruar për ndihmë. Është një apel që u bëhet qeverive nga të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe me shpresë. Në vend që t'i kushtojnë vëmendje dhe t’i japin zgjidhje problemit, politikanët evropianë kanë vendosur t'i keqtrajtojnë protestuesit, t'i lexojnë ndryshe kërkesat e tyre dhe të manipulojnë opinionin publik.
Narrativa të ndryshme tani po konkurrojnë për të shpjeguar arsyet se për pse po zhvillohen protestat.
Në Belgjikë, studentët kanë protestuar kundër shkurtimeve dhe tarifave të arsimit. Studentët grekë pushtuan sheshin Syntagma për shkak të qirave, banesave studentore dhe faturave të energjisë. Studentët italianë kërkuan para për shkollat në vend të luftës.
Gjenerata Z në Francë, Spanjë dhe Shqipëri është prej ditësh nën rrugë dhe kërkon mdryshime të mëdha.
Kryeministri hungarez Péter Magyar ka vendosur që kaosi në qytetet franceze e bën “të qartë për të gjithë pse Hungaria mbështet qasjen më të rreptë të mundshme ndaj migracionit”.
Donald Tusk i Polonisë, i cili këmbëngul se nuk do të përsërisë gabimet e vendeve të tjera evropiane, iu bashkua udhëheqësve të Danimarkës dhe Italisë në takimin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel javën e kaluar për të nxitur një Evropë edhe më të fortë.
Së bashku, ata pothuajse ia dolën të bindnin të tjerët në BE të bien dakord për një deklaratë që lidhte krimin dhe migrimin “e parregullt”.
Në anën tjetër të Atlantikut, presidenti amerikan Donald Trump e udhëzoi Evropës të “mbyllte kufijtë dhe të merrte kontrollin, para se të jetë tepër vonë!”, ndërsa zëvendësi i tij JD Vance kritikoi liberalët perëndimorë për afrimin e “botës së tretë” në Francë.
Disa segmente të medias u përqendruan te dhuna, veçanërisht te plaçkitjet dhe shkatërrimet e kryera nga ata që iu bashkuan protestave për të krijuar kaos, në vend që të përqendroheshin te kërkesat bazike që i nxorën studentët në rrugë.
Ndërkohë, në Francë, ishte fushata presidenciale ajo që formësoi reagimin politik; Marine Le Pen nga Tubimi Kombëtar bën thirrje për ligj dhe rend dhe fajëson emigrantët për dhunën, ndërsa, Jordan Bardella, tha se policia duhet të ketë më shumë armë dhe kompetenca më të mëdha.
Më lehtë sajohet një armik sesa gjendet një zgjidhje
Shpërqendrimi, dehumanizimi dhe fajësimi janë truket më të vjetra në librin e politikanëve dinakë. Receta është e thjeshtë dhe thuajse e njëjtë: aty ku ka një krizë sociale, hiqeni përmbajtjen e saj ekonomike, zëvendësojeni atë me një fytyrë, lidheni me ndonjë një fe, ose fajësoni emigracionin dhe të huajt. Pastaj sajoni një armik, jo një zgjidhje.
Kur shërbimet publike dështojnë, fajësoni të huajin. Kur pagat mbeten njësojnose bie fuqia blerëse, fajësoni të huajin. Kur strehimi bëhet i pamundur për të rinjtë, fajësoni të ardhurin në vend të pronarit, investitorit apo qeverisë që ka dështuar në edresimin e politikave sociale.
Dhe kur të rinjtë dalin në rrugë, përshkruajini si të manipuluar, kriminelë, të huaj ose të rrezikshëm. Trajtojeni zemërimin e tyre si një kërcënim për rendin publik dhe jo si një paralajmërim se ndonjë gjë nga qeverisja është thellësisht e gabuar. Le të themi se ka pasur manipulim dhe dezinformim të huaj.
Pastaj kthejeni të gjithë forcën e shtetit kundër simptomave të krizës, duke i lënë shkaqet e saj të paprekura dhe ndryshoni temën nga drejtësia në frikë, nga arsimi te emigrimi, nga e ardhmja te e shkuara.
Ndërkohë, paratë shkojnë diku tjetër.
Evropa po investon burime në mbrojtje dhe riarmatim. Qeveritë flasin pafundësisht për konkurrueshmërinë, produktivitetin dhe autonominë strategjike. Por këto pyetje nuk mund të bëhen justifikime për neglizhimin e themeleve sociale nga të cilat varet e ardhmja e Evropës.
Kush do ta bëjë një Evropë të plakur konkurruese nëse njerëzit që pritet të ndërtojnë të ardhmen e saj nuk mund ta përballojnë një të tillë? Kush do t'i drejtojë shërbimet bazë të Evropës nëse emigrantët kthehen në "shtëpi"? Çfarë do të thotë autonomi strategjike nëse evropianët e rinj nuk mund të marrin një edukim të mirë, të gjejnë një punësim të sigurt ose të përballojnë jetesën?
Kontradiktat rreth protestave
Duhet të dimë se siguria nuk mund të matet vetëm me armë. Ajo varet gjithashtu nga sa të sigurt ndihen qytetarët dhe nëse ata besojnë se kanë diçka që ia vlen të mbrohet. Siguria kërkon që njerëzit të kenë politikanë të cilëve mund t'u besojnë dhe institucione që punojnë për ta.
Një Evropë që investon në aftësitë e saj ushtarake, ndërkohë që lejon që shkollat, sistemet e strehimit dhe shërbimet publike të përkeqësohen, rrezikon të shkatërrojë veteveten.
Ekziston një kontradiktë tjetër. Ndërsa të rinjtë përpiqen të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet, BE-ja po planifikon shkurtime në fondet për organizatat e shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat, mbështesin komunitetet, i rikujtojnë pushtetit përgjegjësitë që ka dhe ndihmojnë në shndërrimin e zemërimit publik në pjesëmarrje demokratike.
BE-ja gjithmonë - me të drejtë - i ka mbështetur thirrjet e qytetarëve për pjesëmarrje demokratike, barazi dhe përfshirje kur kjo ndodh në Tunizi, Egjipt apo Hong Kong. Si mund t'i mbyllin udhëheqësit tanë thirrje të tilla për pjesëmarrje kur ato ndodhin në vendin e tyre?
Mjerisht, politikanët dhe pjesë të medias e kanë humbur besimin e të rinjve - dhe kur ky besim zhduket, zhduket edhe demokracia.
BE-ja mund dhe duhet t'u ofrojë evropianëve të rinj një histori shprese, përfshirjeje dhe progresi drejt barazisë. Udhëheqësit që preferojnë të halucinojnë për emigrantët duhet të kalojnë më shumë kohë duke jetuar në përputhje me vlerat e BE-së duke investuar në arsim, strehim të përballueshëm, vende pune të denja dhe shërbime publike.
Ne duhet t'u japim të rinjve tanë një zë kuptimplotë në vendimet që do të formësojnë jetën e tyre. E ardhmja jonë kolektive varet fjalë për fjalë nëse kjo do të mund të arrihet.
Burimi: EUobserver


