Protestë edhe ndaj Raiffeisen, shkatërrohet dega e bankës tek rruga e Durrësit në Tiranë

Aktualitet

Protestë edhe ndaj Raiffeisen, shkatërrohet dega e bankës tek

Dega e Raiffeisen Bank në rrugen e Durresit ne Tiranë është shkatërruar plotësisht nga protestuesit diten e sotme. 

Përveç xhamave të thyer, demonstruesit janë futur brenda dhe kanë shkatërruar raftet dhe dokumentet që ndodheshin aty, por deri më tani nuk ka raportime për marrje të shumave të parave, që ruhen në kasafortë.

Punonjësit e bankës janë larguar ndërsa aty nuk ka as prani të policisë private që ruan objektin.

Nga ana tjeter, banka Raiffeisen se fundi eshte perfolur shume ne lidhje me humbjen e parave te klienteve te saj te cilet ne dy javet e fundit, kane raportuar levizje te pa autorizuara ne llogarite e tyre.

Nderkohe, protestuesit, kryesisht studentë, kanë ndezur zjarr në koshat e mbetjeve, kanë hedhur gurë e molotovë drejt policisë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me ujë me piper dhe gaz lotsjellës.

Prej disa orësh tashmë, Rruga e Durrësit është shndërruar në arnë përplasjeje mes protestuesve dhe policisë. Këtë të mërkurë bojkotit të mësimit iu bashkuan edhe studëntë të Universitetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave të Natyrës, por edhe gjimnazistë.

Një ditë më parë disa persona mbetën të lënduar nga përplasjet, ndërsa Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë.

ME TE LEXUARAT