Studentë e jo vetëm nisin marshimin në rrugët e Tiranës pas disa orësh protestë para Kryeministrisë
Lajmifundit
/
21 October 2026, 19:59
Aktualitet

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, studentët dhe qytetarë të tjerë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Ende nuk bëhet i ditur itinerari që do të ndjekin protestuesit, ndërsa marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit.
Kjo është protesta e nëntë studentore, e cila deri më tani është zhvilluar pa përplasje me policinë, por me disa incidente të izoluara.


