Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen pas! Cilat vende kanë hequr dorë nga kjo praktikë?

Bota

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen pas! Cilat vende kanë

Natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, Shqipëria, Kosova dhe pjesa më e madhe e Evropës kalojnë në orën dimërore. Në orën 03:00, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00. Ky ndryshim u mundëson qytetarëve të flenë një orë më shumë, por sjell edhe errësimin më të hershëm gjatë pasdites.

Ndërkohë, disa vende kanë hequr dorë nga ndryshimi sezonal i orës, mes tyre Islanda, Rusia, Bjellorusia dhe Turqia. Praktika, e përhapur gjatë Luftës së Parë Botërore për të kursyer energjinë, vijon të jetë objekt debati për ndikimin në konsum, gjumë dhe ritmin biologjik.

Megjithëse Komisioni Evropian propozoi në vitin 2018 përfundimin e ndryshimit sezonal të orës dhe Parlamenti Evropian e mbështeti nismën në vitin 2019, mungesa e një marrëveshjeje mes shteteve anëtare ka bërë që praktika të vazhdojë.

Sipas rregullit aktual, akrepat çohen përpara të dielën e fundit të marsit dhe kthehen pas të dielën e fundit të tetorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion