Sulmohen mbështetësit e studentëve/ Tensione në zgjedhjet në Serbi, automjete të blinduara në zemër të Beogradit

Kosovë&Rajon

Sulmohen mbështetësit e studentëve/ Tensione në zgjedhjet

Sulme ndaj mbështetësve të studentëve, ndërprerje të votimit dhe automjete të blinduara në qendër të Beogradit.

Këto janë disa nga zhvillimet që kanë shoqëruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. Sipas të dhënave më të fundit të CeSID, deri në orën 17:00 kishin votuar 60.9% e zgjedhësve.

Në Nish, sipas gazetës Danas, motoçiklistë që mbështesin studentët janë sulmuar nga burra të veshur me të zeza, disa prej të cilëve mbanin shufra metalike. Dëshmitarët kanë raportuar për persona të plagosur lehtë.

Një tjetër sulm ndaj motoçiklistëve është raportuar në Hërtkovci, ku një prej të sulmuarve ka deklaruar se persona me shufra metalike dolën nga dy makina dhe goditën grupin. Sipas tij, ka edhe të plagosur rëndë.

Në Leskovc, votimi është ndërprerë pasi një anëtar i komisionit zgjedhor ka thyer kutinë e votimit dhe ka goditur një përfaqësues të studentëve.

Ndërkohë, automjete të Xhandarmërisë serbe, që përdoren për shpërndarjen e demonstratave, janë vendosur pranë Presidencës në qendër të Beogradit, sipas Nova.rs.

Organizata CRTA raportoi se deri në orën 16:00 kishte evidentuar parregullsi në 29% të qendrave të votimit të monitoruara, përfshirë presione ndaj votuesve, komisionerëve dhe vëzhguesve.

Gjatë ditës janë raportuar edhe sulme ndaj dy gazetarëve në Vranjë, ndërsa në Novi Sad policia ka shoqëruar dy persona pas raportimeve për njerëz me thasë e zarfe dhe pretendimeve të qytetarëve për kërcënime.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 20:00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion