Studentët refuzojnë sërish dialogun me kreun e qeverisë, heqin karriget e vendosura para Kryeministrisë
Lajmifundit
/
21 October 2026, 11:25
Aktualitet

Studentët dhe pedagogët nisën të mërkurën marshimin nga Universiteti i Politeknikut drejt Kryeministrisë, aty ku thyen dhe larguan karriget e vendosura në mënyrë simbolike për të dytën ditë me radhë nga kryeministri Edi Rama në kërkim të dialogut.
Më herët studentët varën në murin e jashtëm të universitetit një banderolë të madhe. Sipas pamjeve, të rinjtë përcollën përmes banderolës mesazhin në emër të revoltës së tyre, ku shkruhet: “Rroftë rinia e lirë”, “Sot vendosim ne”, “Fundi i Katovicës” etj.


