Protestat në vend, Ministria e Shëndetësisë: 320 të dëmtuar në total, 192 prej tyre efektivë policie

Aktualitet

Protestat në vend, Ministria e Shëndetësisë: 320 të
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:

Në QSUT janë paraqitur 6 persona:

–           1 efektiv policie   
–           1 protestues

–           4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.

Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:

–           4 protestues

–           1 efektiv policie

–           1 përfaqësuese e medias

–           3 kalimtar

Në QSUT janë paraqitur 2 persona:

–           1 efektiv policie

–           1 protestues

Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.

Përmbledhje: Në datat 13 – 21 tetor 2026  në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:

–           Spitali universitar i Traumës

–           QSUT

–           Spitali Rajonal Durrës

–           Spitali Rajonal Vlorë

–           Spitali Rajonal Lezhë

Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:

192 efektivë të Policisë së Shtetit;
92 protestues;
36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion