Studentët ndryshojnë skenar: Protesta e gjashtë nis me këngë e valle

Aktualitet

Studentët ndryshojnë skenar: Protesta e gjashtë nis me

Ka nisur me një atmosferë komplet ndryshe dita e gjashtë e protestës studentore në Tiranë, pasi disa të rinj janë parë duke ia marrë valles në Rrugën e Durrësit, ndërsa presin që t’iu bashkohet dhe pjesa tjetër e qytetarëve.

Pas heqjes së gurëve të trotuarëve nga Bashkia e Tiranës, protestuesit duket se janë përgatitu me një tjetër skenar për ditën e sotme.

Ndërkohë një grup tjetër qytetarësh po vijojë me marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit, ku sot do të nisë protesta e gjashtë studentore, e cila pritet që si zakonisht të zhvendoset nëpër rrugët e Tiranës.

ME TE LEXUARAT