Landi i West Side Family rreshtohet krah studentëve: Politikë e ndyrë me gjak

Teksa protesta studentore hyn sot në ditën e saj të gjashtë, revolta e të rinjve, nga dita në ditë, sa vjen e dëgjohet më shumë nga personazhe të njohura, kryesisht artistët.
Mirëpo reagimi i Landit të West Side Family ka tërhequr më së shumti vëmendje, pasi këngëtari haptazi përkrah protestën e të rinjve. Ai ka reaguar përmes disa vargjeve të shkruara nga artisti i ndjerë Dr.Flori ku shkruhet:
Jam i papërfaqësuar, i paralizuar
Unë jam i tradhëtuar, jam i nënvlerësuar
Unë nuk jam pazar e as matematikë
O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt
E kur fillon për keq të shkojë deri në fund
Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund
E shohin një dritë të vogël
Se më keq s'ka ku të shkojë
VETËM ME BESIM TEK ZOTI
Ky vend mund të shpëtojë


