Zyrtare, përfiton qindra milionë dollarë, largohet pronari i gjigantëve të Premier Ligë (SHIFRA)

Sport

Zyrtare, përfiton qindra milionë dollarë, largohet pronari i
Çelsi ka njoftuar zyrtarisht se “Clearlake” blen aksionet e Tod Boehly. Në të njëjtën kohë do të blihen edhe aksionet e Mark Ualter, duke bërë që të ketë kontrollin e plotë në klubin anglez.

Ishte viti 2022, kur Tod Boehly dhe “Clearlake” u bashkuan për të udhëhequr Çelsin. Boehly tha fjalën e tij pas largimit.

“Ka qenë nder të shërbeja si kryetar i Çelsit. Dëshiroj të falenderoj shumë njerëz që ndihmuan në sigurimin e një të ardhmeje të ndritur për klubin, përfshirë Premier Ligën, trajnerët dhe lojtarët, drejtuesit dhe stafin e talentuar të Çelsit, si dhe tifozët e shumtë e të përkushtuar.

E kam vlerësuar partneritetin tim me Clearlake dhe grupin më të gjerë të pronarëve, si dhe vendimet e përbashkëta e investimet që kemi bërë për të mbështetur suksesin afatshkurtër dhe afatgjatë të klubit. Jam i bindur se Çelsin është në një pozicion të mirë për sukses të vazhdueshëm nën udhëheqjen e Clearlake”, u shpreh Boehly.

Vetë Boehly raportohet se ka fituar rreth 635 milionë dollarë nga ky operacion. Të njëjtën shumë që ka përfituar edhe Ualter.

PANORAMASPORT.AL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion