Pla'gosi me drapër të atin e ish-bashkëjetueses, del sot para gjykatës daja i Zegjine Çaushit

Aktualitet

Pla'gosi me drapër të atin e ish-bashkëjetueses, del sot
Ka mbërritur në gjykatën e Fierit Bledar Bakaj, i cili u ndalua tre ditë më parë si i dyshuar ndaj dhunës së ushtruar ndaj 67-vjeçarit Enver Gremaj në Suk të Roskovecit. 52-vjeçari do të dalë para trupit gjykues për masën e sigurisë.

Në komisariatin e Fierit, ai ka pohuar se nuk ka abuzuar me 34-vjeçaren Merita Gremaj dhe se do të flasë në gjykatë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të së dielës, ku 52-vjeçari ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit dhe e ka goditur me drapër në këmbë. Bakaj ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar gjykata ish bashkëjetueses duke shkuar në banesën e tyre dhe dhe është konfliktuar.

Mbi 52-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale plagosje e rëndë me dashje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

DEKLARATAT E 34 VJECARES MERITA GREMAJ

Merita Gremaj ka rrëfyer dhunën që ka kaluar për disa kohë nga bashkëjetesa me Bledar Bakajn. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, ajo deklaroi se Bledar Bakaj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, madje edhe e ka përdhunuar.


Sipas saj, me Bledar Bakajn u njoh nga halla dhe arsyeja ka qenë pasi ai i kishte premtuar punë, pasi e reja kishte nevojë për para për të blerë ilaçe për babain.

“Mu shfaq një si doktor, me përparëse. Ai doli nga prapa, me merr prej gurmazi më fut në makinë dhe merr ne telefon babain. I thotë babait që kam marrë ambulancën, por nuk ishte ambulancë. Më ka çuar në Levan, më ka futur nëpër ferra dhe më ka përdhunuar. Më ka marrë zvarrë, më ka çuar te e motra. Më ka çuar në varreza më thoshte, këtu është vendi jot”, ka treguar ajo.

REAGIMI I DEPUTETES SE PS ZEGJINE CAUSHI

Zegjine Caushi reagoi pas ngjarjes duke thënë se ishte informuar përmes mediave. Çaushi theksonte se dënon çdo formë dhune, ndërsa kërkon që organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre. Deputetja tregoi gjithashtu edhe takimin e fundit që ka mbajtur me dajën dhe bashkëjetuesen e tij, dhe bisedën që kishte zhvilluar me ta, që sipas saj, iu kishte thënë se mos t’iu hapnin probleme.

“Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar. Në të njëjtën kohë, mendoj se ky është një rast që duhet të trajtohet me seriozitet e kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së duhur dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm. Për pjesën tjetër, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre.”, shkruante ajo.

ME TE LEXUARAT