Video/ Humbi ndeshjen, Neymar s'përmban nervat, i vërsulet rivalit dhe e rrëzon në tunel

Sport

Video/ Humbi ndeshjen, Neymar s'përmban nervat, i vërsulet

PSG humbi 0-1 sfidën për titull kundër Lille, teksa Neymar nuk i përmbajti aspak nervat në minutën e fundit të ndeshjes. Sulmuesi brazilian reagoi keq ndaj Tiago Djalo dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Një minutë më vonë erdhi edhe kartoni i kuq për mbrojtësin portugez. Debati mes dy lojtarëve vazhdoi gjatë daljes nga fusha, me Neymar që ishte shumë nervoz dhe po i kërkonte llogari lojtarit luzitan.

Në momentin që dy lojtarët u futën në tunel, Neymar e humbi përsëri kontrollin dhe tentoi të sulmonte kundërshtarin i cili u rrëzua në tokë, por u pengua nga personat e pranishëm.

ME TE LEXUARAT