"Jam si një beb"/ Ndriçimin e merr në telefon ish-i, Linda në "Për'puthen +40" befason me veprimin

Takimi i parë mes Ndriçimit dhe Lindës ishte shumë emocionues.
Të dy konkurrentët u shfaqën të lirshëm me njëri-tjetrin. Ndriçimi tha se ndihet shumë mirë me Lindën, por shprehu një frikë, për faktin se Linda është e ftohtë.
Gjatë takimit Linda u vendos në vështirësi pasi Ndriçimin e telefonoi ish-bashkëshortja, të cilës ia mbylli telefonatën. Në studio ajo u shpreh se ia kishte vënë emrin në telefon ish-i.
Ndriçimi: Më shtin frikën, më dukesh e ftohtë
Linda: Mund të dukem, por në çift jo, nuk jam
Ndriçimi: Po më bën kurioz…
Linda: Jam si një beb në çift, më pëlqen të llastohem, por nëse kam siguri
Ndriçimi: Çdo mashkull e do një femër të fortë, por në të njëjtën kohë më frikëson.
Në studio, Linda tha se e shikonte që Ndriçimi ishte në siklet, por “ishte siklet i këndshëm”.


