Uzuni i pandalshëm në Spanjë, sulmuesi kuqezi gjen sërish rrjetën me Granadën, arrin rekordin...

Sport

Uzuni i pandalshëm në Spanjë, sulmuesi kuqezi gjen sërish

Fillimi i sezonit ishte disi i ngadalshëm, ama ndeshje pas ndeshje po vijon të gjejë rrugën e rrjetës.

“Bomberi” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni ka shënuar sërish me fanellën e Granadas, në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, teksa pasditen e kësaj të shtune shënoi golin e parë të sfidës në disfatën 2-1, që skuadra e tij regjistroi në transfertën e Almeria.

“Ylli” nga Berati tundi rrjetën e vendasve në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shënuar golin e 9-të për këtë sezon, si dhe të 44-in me fanellën e “Bardhekuqve”, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, së bashku me marokenin Yousef El Arabi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion