Kombëtarja merr lajmin e keq, dëmtohet Jasir Asani

Sport

Kombëtarja merr lajmin e keq, dëmtohet Jasir Asani

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka dhënë lajmin e keq për tifozët duke njoftuar se eshte demtuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 29-vjeçari kuqezi ka njoftuar se ka pësuar një dëmtim dhe do të mbyllë vitin, teksa nuk do të jetë dot i gatshëm për ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Gwangju.

“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën.

Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre”, shkruan Jasir Asani.

Ndeshja e fundit ishte ajo për raundin e pestë në Champions-in aziatik.

Asani u aktivizua si zëvendësues më 27 nëntor dhe shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa shkoi në kuotën e shtatë golave duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion