UEFA urdhëron heqjen e banderolës për Adem Jasharin? Çfarë po ndodh në "Air Albania"

Sport

UEFA urdhëron heqjen e banderolës për Adem Jasharin?

Shqipëria luan me Anglinë ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00, në “Air Albania”.

Në prag të kësaj ndeshje, në pamundësi për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, tifozët e Kombëtares, “TKZ”, kanë shpalosur një banderolë pas portës, ku shfaqeshin 5 heronj kombëtar, teksa mbi ta shkruhej: “Sytë dhe zemrën te ju!”

Në banderolën e vendosur, një ndër heronjtë kombëtar, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari, i cili ndodhej në krahun e majtë të banderolës.

Megjithatë, pak para ndeshjes, pjesa ku ndodhej Adem Jashari është hequr, teksa me shumë mundësi, kjo është urdhëruar nga UEFA dhe përfaqësuesit që ndodhen në stadium.

ME TE LEXUARAT