Kombëtarja jonë pëson golin e parë/ Fillon pjesa e dytë e përballjes Shqipëri-Angli

Ka filluar pjesa e dytë e përballjes Shqipëri-Angli. Me golin e parë nga kundërshtarët, Kombëtarja shqiptare ndodhet në vështirësi.
Ka startuar në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë. Është përballja e dytë në grup ndaj një kundërshtari të paimagjinueshëm që të krahasohemi me të.
LIVE: SHQIPËRI – ANGLI 0-1
Kejn 38′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet pjesa e parë!
42′ Pranë golit të dytë Anglia, traversa shpëton kuqezinjtë nga pësimi i golit të dytë, pas tentativës së Herri Kejnit.
38′ GOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kejn realizon me kokë brenda zonës, pas harkimit nga e majta e Luk Shou, duke e çuar topin në cepin e portës. Në tentativën e parë, kapiteni i “3 luanëve” gjen rrugën e rrjetës.
32′ Uoker provon me një gjuajtje nga distanca, por pa probleme për Etrit Berishën që kontrollon gjithçka.
29′ Tjetër shans për Shqipërinë, pas depërtimit fantastik të Hysajt, por as Uzuni dhe as Broja nuk arrijnë të përfitojnë në zonën kundërshtare.
28′ Rrezikojnë anglezët nga e djathta me Maunt, por mbyll mjaft mirë Ismajli, duke larguar topin që po shkonte drejt Stërling.
22′ Provon Kejn, por për fat të mirë topi ndalet në murin mbrojtës, arbitri akordon faull në sulm për Shqipërinë.
21′ Goditje dënimi për Anglinë në një pozicion tepër të rrezikshëm, pas ndërhyrjes së gabuar të Bares ndaj Maunt. Mesfushori ndëshkohet me karton të verdhë.
18’ Dominim i lojës nga Anglia, me Shqipërinë që është e kthyer hermetikisht duke pritur prapa për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm të mundshëm.
13′ Shans ideal për Shqipërinë, pas një kundërsulmi fantastik, por për fat të keq, Uzuni nuk u treguar i saktë para portës, duke u nxituar dhe duke e dërguar sferën mbi kuadrat.
12′ Tjetër goditje nga këndi për Anglinë, pas topit të larguar nga Ismajli, por largojnë kuqezinjtë.
9′ Anglia fiton goditjen e parë nga këndi, pas topit të larguar nga Gjimshiti. Stons provon me kokë pas harkimit të Foden, por për fat të mirë, tentativa ka shkuar jashtë kuadratit.
7′ Bare shkakton faullin e parë në mesfushë. Shqipëria provon të dalë disi, por has vështirësi.
6’ Cikalleshi i rrëmben topin Foden, por sapo kalon mesfushën humbet sferën.
5′ Anglia e nis menjëherë në sulm, duke mbyllur të gjithë futbollistët e Kombëtares shqiptare mbrapa.
1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, me një nderim kundër racizmit. Topin e parë e luajnë anglezët me Maunt.


