U akuzua se ofendoi arbitrin, ja çfarë vendimi ka marrë Disiplina për Olsi Ramën

Sport

U akuzua se ofendoi arbitrin, ja çfarë vendimi ka marrë

Post sfida Teuta-Partizani prodhoi jo pak zhurmë, rezultati që morën të kuqtë dhe ajo çfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes, ku gjyqtari i takimit në raportin e tij theksoi se është ofenduar nga Olsi Rama, nuk ka pasur pasoja për drejtorin e Partizanit.

Komisioni i Disiplinës e ka kaluar thjeshtë me një vërejtje, në rast përsëritje do të jetë subjekt i masave disiplinore:

“Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF, lexohet në vendimin e Disiplinës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion