Tifozët përleshen brenda në stadium para ndeshjes Turqi-Gjeorgji

Sport

Tifozët përleshen brenda në stadium para ndeshjes Turqi-Gjeorgji

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në “Signal Iduna Park” përpara ndeshjes Turqi-Gjeorgji, me tifozët e dy kombëtareve në fjalë që janë përleshur keq me njëri-tjetrin.

Nga disa video të bëra publike në rrjetet sociale, duket se tifozët e skajeve të dy ekipeve janë përfshirë në një përplasje masive të dhunshme.

Nga pamjet shihet se ata janë zënë me grushte dhe hedhje sendesh, si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra.

Turqi-Gjeorgji është ndeshja e parë e Grupit F, e cila luhet duke nisur nga ora 18:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion