Padi për abuzim me fondet e Covid-19, SPAK nis hetimet për ministren Ogerta Manastirliu

Aktualitet

Padi për abuzim me fondet e Covid-19, SPAK nis hetimet për ministren

Prokuroria e Posacme, SPAK, ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministres së Shëndetësisë, aktualisht Ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Procedimi mban numrin 81, të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”, sic njoftuan mediat.

Ky procedim është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga deputetja e PD, Albana Vokshi në vitin 2020, për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e COVID-19, kohë në të cilën Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas kallëzimit të bërë nga Albana Vokshi aso kohe, pretendohet se Manastirliu ka bërë tendera sekretë gjatë kohës që ishte ministre e shëndetësisë.

SPAK po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaccme për tu marrë në pyetje, për një cështje që ajo e cilësoi sekret hetimor.

Pak javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë për Manastirliun, duke shtuar në të, prova për tendera.

Më 19 shkurt, Ogerta Manastirliu u thirr në SPAK ku dëshmoi për mbi 2 orë para oficerëve të BKH-së dhe në prononcimin për mediat deklaroi shkurtimisht se ishte thirrur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion