Tifozët e Tiranës dhe Partizanit 'trazojnë' kryeqytetin, futen në stadium

Sport

Tifozët e Tiranës dhe Partizanit 'trazojnë'

Sot në orën 20:00 në "Arenën Kombëtare" në kryeqytet luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Dueli mes tyre vlen për raundin e 33-të në Superligë dhe objektivat e skuadrave janë të ndryshme.

Në derbin numër 178 mes tyre në histori, Tirana kërkon të lërë fundin e ftohtë pasi rrezikon mbijetesën, ndërsa të kuqtë duan të konsolidojnë pozitën e katërt që të çon në zonën "Final 4" dhe të jep të drejtë të garosh për titullin kampion pas sezonit të rregullt. 

Deri më tani janë shitur 8 mijë bileta ndërsa në stadium pritet të jenë deri në 10 mijë tifozë. Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë mbërritur në "Arenën Kombëtare" në mënyrë të organizuar. Nga drejtime të ndryshme dhe të shoqëruar nga policia për të shmangur përplasjet, "Tirona Fanatics" dhe "Guerrils" kanë marshuar me këngë, flakadanë dhe sigurisht të shara kundër rivalëve.

Për shumë minuta kryeqyteti është "trazuar" dhe trafiku ka ngecur pasi një numër i madh tifozësh ultras tanimë janë në stadium.

ME TE LEXUARAT