Babai i Ilarias përcjell të bijën për në banesën e fundit : Vajza ime nuk meritonte të përfundonte kështu! Duam drejtësi!

Aktualitet

Babai i Ilarias përcjell të bijën për në banesën e

Sot iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. 22-vjeçarja u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.

Varrimi i 22-vjeçares u zhvillua mesditën e sotme në zonën e Ternit në Itali.

Babai i viktimës i dëshpëruar mbi tragjedinë gjatë ceremonisë është shprehur:“Ilaria nuk e meritonte të përfundonte kështu. Tani duam drejtësi”.

Ceremonia e shkurtër islame u zhvillua jashtë varrezave.

“Faleminderit për të gjithë të pranishmit”, thanë përfaqësuesit e bashkësisë islame lokale. “Dhimbja është aq e madhe për vdekjen e kësaj vajze, shtuan ata,  ngushëllimi më i rëndësishëm është vetëdija se kjo botë është në tranzit”.

“Një vajzë që gjeti një djall në rrugën e saj, një burrë të padenjë për t'u quajtur burrë”, tha kryebashkiaku Stefano Bandecchi.

“Shpresojmë shtoi ai që për një herë drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota si falje. Në atë moment një grua thirri “burg përjetë”, shoqëruar me duartrokitje. “Që askush të mos harrojë edhe një akt tjetër të turpshëm, një feminicid që është pranë nesh sot”, nënvizoi Bandecchi.

 

ME TE LEXUARAT