Tension para ndeshjes Spanjë-Kosovë, tentohet të hiqet flamuri i “Dardanëve”

Sport

Tension para ndeshjes Spanjë-Kosovë, tentohet të hiqet flamuri i

Nuk ka qenë aspak e qetë situata pak para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës, e cila luhet në Sevilje.

Gazetari i “T7”, Berat Buzhala ka zbuluar se pak para fillimit të ndeshjes, përfaqësues të Federatës së Spanjës, kanë kërkuar të heqin flamurin e Kosovës nga stadiumi.

Megjithatë gjithçka është qetësuar më pas, pasi kanë zbritur inspektorët e UEFA-s, të cilët kanë bërë me dije se flamuri do të qëndrojë aty pa u lëvizur, sipas protokollit.

Madje emrin e Kosovës, në Spanjë televizioni kombëtar  e kanë shkruar me shkronja të vogla.

ME TE LEXUARAT