U shtrua në QSUT pas problemeve me zemrën, nesër caktohet masa e sigurisë për Ardian Çapjan

Aktualitet

U shtrua në QSUT pas problemeve me zemrën, nesër caktohet masa e

Masa e sigurisë do të caktohet ditën e nesërme në orën 11:00 për Ardian Çapjan, i cili ndodhet i shtruar në QSUT pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. (me zemrën)

Gjyqtarët e Elbasanit do të udhëtojnë drejt Tiranës për të caktuar masën e sigurisë për 53-vjeçarin.

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë,  si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja. Ndërsa ditën e djeshme ai është shtruar në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ndërsa Gentiani ishte në “Arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë,  pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, ku dyshohet se ai u pagua nga fisi i Çelajve.

ME TE LEXUARAT