Detaje të frikshme, vrasësit zbrazën 12 plumba mbi trupin e presidentit të Haitit dhe i nxorën njërin sy

Bota

Detaje të frikshme, vrasësit zbrazën 12 plumba mbi trupin e


Presidenti i Haitit Jovenel Moise u ekzekutua me 12 plumba mëngjesin e së mërkurës në rezidencën e tij, ndërsa mbeti e plagosur rëndë gruaja e tij, Martine Moise.

Gjatë sulmit, vrasësit i kishin nxjerrë njërin sy Moise-s, ndërsa vajza e vogël e tyre, Jomarlie u tmerrua nga skena e frikshme dhe u fsheh në dhomën e gjumit.

Sulmuesit plaçkitën zyrën e presidentit dhe dhomat e tjera të rezidencës, ndërsa dy shërbëtorë i lidhën teksa ata bërtitën, duke u thënë se ishin oficerë të Administratës së Zbatimit të Drogave të SHBA.

Mbrëmjen e djeshme, mjekët thanë se gjendja e Zonjës së Parë është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion