Spektakël në San Marino, Shqipëria më në fund shënon në rrjetën e kundërshtarëve

Ka filuar pjesa e dytë e sfidës San Marino-Shqipëri. Kombëtarja jonë ka shënuar golin e saj të parë, duke kaluar në avantazh. Është zhbllokuar më në fund rezultati, Manaj ka kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas harkimit nga e djathta nga ana e Uzunit, sulmuesi lushnjar ka goditur saktë me kokë duke tundur rrjetën.
Ka startuar në orën 20:45 sfida mes San Marinos dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë. Gjithsesi, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë.
Për San Marinon është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar.
Gjithashtu, dje nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I.
Për sa i përket formacionit zyrtar, Reja i ka treshen e mbrojtjes, Ajetit, Veselit dhe Gjimshitit, për të vazhduar nga krahët me Hysajn dhe Lenjanin. Mesfusha formohet nga Ramadani, Laçi dhe Bare, ndërkohë që në sulm është Broja dhe Cikalleshi. Fillimisht u raportua se titullar do të ishte Memushaj, por në momentet e fundit, për shkak të një dëmtimi, vendin e vlonjatit e zuri, Qazim Laçi.
SAN MARINO – SHQIPËRI 0-1


