Çmimet e futbollistëve/ Shqipëria 100-fish më shumë, San Marino s’vlen as sa Manaj
Lajmifundit
/
31 March 2021, 20:49
Sport

San Marino-Shqipëri ka nisur prej orës 20:45, ndërkohë që tashmë janë publikuar edhe formacionet e të dyja skuadrave. Nëse i hedh një sy vlerave të lojtarëve në Transfermarkt, kombëtarja e Edoardo Reja vlen më shumë se 100 herë më shumë se rivalët.
Totali i formacioni kuqezi vlerësohet me 60.55 milion euro, kurse San Marino 585 mijë euro, pa Marcello Mularoni, i cili aq që vlerësohet me një çmim nga faqja e specializuar për vlerësimin e çmimeve të futbollistëve.
Sikurse edhe shihet, San Marino nuk vlen as sa Rey Manaj, sulmuesi i Shqipërisë që është pjesë e Barcelonës B në ligën e tretë spanjolle.


